Ish-ministri i Aleancës për Shqiptarët vendosi të largohet nga jeta partiake
Përmes një njoftimi, ish-ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut dhe një nga figurat e rëndësishme në Aleancën për Shqiptarët (ASH), Krenar Lloga, ka vendosur të largohet nga jeta partiake, transmeton Portalb.mk.
“Pas një periudhe të gjatë analize dhe reflektimi, kam vendosur të tërhiqem nga jeta partiake dhe nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot në Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Lloga.
Ai theksoi që ky nuk është një vendim i lehtë, duke vlerësuar që në këto dhjetë vite ka lënë gjurmë në beteja, sikurse edhe betejat te ai.
“Në këto vite debatesh, kritikash e përplasjesh mund të ketë ndodhur që të kemi bërë diçka edhe me tepri, e nëse dikush është ndier i prekur apo i lënduar nga fjala apo veprimi im, ky është momenti që t’i kërkoj ndjesë”, deklaroi Lloga, duke falënderuar aktivitstët që e kanë mbështetur.
Ai kërkoi nga gjithë qytetarët, pa dallim etnie, të ndërtojnë shtetitn “si një shtëpi e dashur”.