Investim amerikan prej 35 milionë eurosh dhe 100 vende të reja pune në RMV, paralajmëroi Mickoski

Pas investimit prej 500 milionë dollarësh të Alkazar Enerxhi në parkun e erës, i cili është më i madhi në rajon dhe investimi i kompanisë gjermano-belge Epsoteh Aim në Petrovec prej 20 milionë eurosh, Vabptek-u amerikan do të investojë në Maqedoni. Kompania Vabtek është pjesë e pesëqind kompanive më të mëdha në SHBA, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Realizova takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë në Uashington ku u konfirmua dinamika e realizimit të investimit të ri. Më shumë se 100 vende të reja pune, investim me vlerë prej 35 milionë euro. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore”, njoftoi Mickoski.

Ndryshe më 5 korrik, u njoftua se kompanitë gjermane EPSOTECH e cila në partneritet me kompaninë belge AIM do të investojë në ndërtimin e një fabrike të re prodhuese në vend, për të cilën do të investohen 20 milionë euro. Siç njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut për një vit do të hapen 110 vende të reja pune.

Nga ana tjetër në fund të qershorit 2024, Qeveria shpalli një investim tjetër po aq të madh. Më 25 qershor 2024Alcazar Energy Partners, investitori kryesor në burimet e rinovueshme të energjisë në tregjet në zhvillim, njoftoi fillimin e investimit të parkut më të madh të erës në Maqedoninë e Veriut me kapacitet deri në 400 MW.