Humbjen kundër Uellsit, trajneri i Maqedonisë së Veriut e vlerësoi dështim të plotë

Përzgjedhësi i ekipit të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, humbjen kundër Uellsit me rezultat 7-1, e vlerësoi si një dështim të plotë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk gjetëm një zgjidhje për agresionin e tyre. Dua ta përgëzoj Uellsin. Marr përgjegjësi të plotë, gjithmonë ka qenë e imja. Mënyra se si humbëm dhemb edhe më shumë sesa rezultati. Nuk arritëm të reagonim fizikisht, kështu që ky rezultat ishte pothuajse i pashmangshëm”, deklaroi Milevski.

Kjo humbje ishte vendimtare për që Maqedonia e Veriut mos të pozicionet në vendin e dytë në grup.

“Ishim larg formës sonë të vërtetë, thjesht nuk ishim në nivelin e kërkuar. Dështuam në shumë aspekte, nuk i ngjashëm ekipit që më parë kishte qenë i pamposhtur për 14 ndeshje”, deklaroi Milevski.