Hisen Tairi, tetovari që fitoi Kampionatin Botëror të Picave në Itali

Hisen Tairi para disa ditësh ka qenë pjesë e Kampionatit Botëror të Picës që mbahet në Itali ku edhe fitoi vendin e tretë. Është kampionati më i rëndësishëm në botë, në të cilin marrin pjesë mbi 600 pjesëmarrës nga i gjithë globi. Ky djalosh na ka përfaqësuar denjësisht duke marrë trofeun e rëndësishëm i cili po hap një kapitull të ri në jetën e tij. Me këtë rast, për lexuesit e Portalb.mk e lutëm të na përgjigjet në disa pyetje për të cilat mbase të gjithë e vrisni mendjen. Çka quajmë një picë të mirë? A hahet pica me dorë, apo me pirun? Me çka nuk hahet pica? Përgjigjet i gjeni ne vazhdim!

Hisen Tairi
Hisen Tairi

Çka do të thotë një picë e mirë ?

Një picë e mire do të thotë të jetë e gatuar në standardet e nevojshme të fermentimit te brumit dhe ingredientëve kualitativë.

Ku ke mësuar të gatuash pica?

Kam kryer kurse intensive ne Maqedoni për pica dhe pastaj kam punuar në shumë vende të ndryshme në Maqedoni dhe Evropë.

Sa kampionate ke të fituara?

⁠Kam të fituara tre kampionate, një vend të parë dhe dy vende të treta . Ky i Riminit ishte më I rëndësishmi deri më tani që kam fituar, pasi ishte kampionat botëror.

Cila është pica më e dashur për ty?

⁠Pica më e dashur është ‘’Pizza Marinara’’.

Pica Marinara e gatuar nga Hiseni
Pica Marinara e gatuar nga Hiseni

Juria si e vlerëson një picë?

Brumi është pjesa më e rëndësishme te një picë, pastaj produktet dhe në fund është pjesë po e rëndësishme edhe  prezantimi i saj .

Ne shqiptarët i duam shumë picat, a ke një shpjegim pse?

Ndoshta se është vend ynë fqinj edhe pse na ndanë deti Adriatik dhe gjithmonë kemi qenë të lidhur me Italinë.

Pica e mbushur me përbërës apo ka një rend se çka m çka shkon?

⁠Si në çdo gjë edhe te pica ka një rregullore për një picë të shijshme, sa më pak ingredientë aq më e shijshme është pica .

Pica Napolitana e përgatitur nga Hiseni
Pica Napolitana e përgatitur nga Hiseni

Si hahet pica? Me pirun apo me dorë?

Pyetje interesante. Në vendin ku ka lindur pica nuk duan t’ia dinë për pirun e thikë, por nuk ka rregullore se duhet te hahet me dorë , është vetëm një mit.

Pica dhe birra shkojnë bashkë me shumë se pica dhe vera ?

Me të dyjat është një kombinim fantastik. Varet nga ingredientët qe janë ne picë, dhe kombinohet dhe pija.

Me çka nuk hahet përfundimisht një picë?

(qesh) Kjo është 100% përgjigja nga italianët dhe ne ‘’Pizza Chefa’t’’ që pica me ananas ‘’it’s a no, no’’ .

Çka ke vendosur të bësh pas këtij kampionati? Cilat janë planet tua?

Një piceri me standarde të larta, njejtë si prezantimi në Rimini , Italy .

Për fund, si ka mundësi që je beqar, në ndërkohë vajzat vdesin për pica?

Jemi rrugës, shumë shpejtë do të merrni një ftesë për dasmë. (qesh)

Videoja gjatë pranimit të trofeut.