Han: Është joserioze të jepet një date konkrete se kur do të anëtarësohet një vend kandidat në BE

Është joserioze të jepet një date e saktë se kur një vend kandidat do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, tha eurokomesari për buxhet, Johanes Han në intervistë për TV Telma, transmeton Portalb.mk.

Sipas eurokomesarit pyetja “kur” është formë e ndjeshme, sepse siç theksoi, ajo varet nga përparimi që do të realizojnë shtetet kandidate.

Duke folur për këtë çështje, ai tha se ajo që është e qartë edhe më tej dhe që mbetet ende e vlefshme, ndërsa do të jetë edhe në të ardhmen, është se i gjithë procesi i zgjerimit është i bazuar në merita.

“Ajo do të thotë se, nëse shteti realizon, duhet t’i marrë edhe meritat për atë. Për këtë, nuk presim që të gjithë të jenë të gatshëm për anëtarësim, por nëse ndonjë shtet është i gatshëm më herët, atëherë ashtu duhet të jetë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, kjo është përshtypja që fitova edhe pas diskutimeve të sotme, gjithashtu edhe të gjitha informacionet që i dëgjova dhe lexova, Maqedonia e Veriut kishte arritur kryesisht përparim të madh në rrugën e saj drejt BE-së. Për këtë, mendoj se duhet të jemi optimisht, mendoj se është realishst e realizueshme që Maqedonia e Veriut t’i bashkangjitet unionit për disa vite të ardhshme. Por, të jepet një datë e saktë është joserioz”, tha Han.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.