Hakerët goditën një kompani të softuerëve të përgjimit duke fshirë të dhënat e viktimave

Një grup hakerash pretendon se kanë aksesuar firmën e softuerëve përgjues WebDetetive dhe fshirë informacionin e pajisjeve për të mbrojtur viktimat nga mbikëqyrja raportoi TechCrunch. Përdoruesit e përgjuesit nuk do të marrin asnjë të dhënë nga objektivat e tyre. Softuerë të tillë ju japin mundësi përdoruesve të kenë qasje të pakufizuar në pajisjet e viktimave dhe përdorues mund të jetë një entitet shtetërore ose një abuzues i thjeshtë, transmeton PCW.

Një softuer përgjimi – spyware – monitoron çdo gjë që viktima shkruan, dëgjon telefonatat dhe gjurmon vendndodhjet pa dijeninë e viktimës. Funksionon duke shkarkuar një aplikacion në telefonin e personit duke fituar akses të plotë në pajisje.

Hakimi i WebDetetive rezultoi në fshirjen e 1.5GB të dhëna rreth 76 mijë pajisjeve sipas hakerëve. Edhe pse TechCrunch nuk konfirmoi dot fshirjen e të dhënave, një set i publikuar nga hakerët tregon çfarë këta të fundit ka arritur me sulmin e tyre.