Google shiti 10 milionë telefonë Pixel në 2023

Sipas Nikkei Asia, Google në 2023 ka shitur rreth 10 milionë telefona Pixel dhe planifikon ta përsërisë këtë sukses këtë vit, raporton PCW. Publikimi citon burime të afërt me Google kompani e cila mbetet ambicioze edhe në 2024 sa i takon harduerit të saj.

Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro kishin pjesën më të madhe të shitjeve në 2023 edhe pse raporti nuk hyn në detaje.

Gjatë kësaj periudhe Google lançoi edhe Pixel Fold, Pixel 7a dhe Pixel 6a ku secili duhet të ketë pjesën e tij në këto shifra. Sakaq shitjet e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro mund të jenë inkorporuar vetëm për 2 muaj e gjysmë.

Raporti gjithashtu tha se Google planifikon të prodhojë seritë Pixel 8 në Indi një iniciativë e bërë publike që prej Tetorit 2023.