Gjykata evropiane për revizion e vizitoi Maqedoninë e Veriut për të kontrolluar transaksionet financiare

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës kanë qëndruar për vizitë pune përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane të Revizionit, për të ndjekur shpenzimet e buxhetit të Bashkimit Evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Një ekip revizorësh i kryesuar nga anëtarja e Gjykatës Europiane të Revizorëve, Dr Laima Liucija Andrikienė vizitoi Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi kryesor i vizitës ishte revizioni i transaksioneve financiare të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 si pjesë e shpenzimeve buxhetore të BE-së”, raportoi Misioni i BE-së në Shkup.

Këto shpenzime janë në kuadër të Kornizës Financiare 2021-2027, kapitulli “Fqinjësia dhe Bota”. Andrikiene vlerësoi që zbatimi i Insturmentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm për reforma e nevojshme për t’i dërguar vendet e rajonit drejt BE-së.

“Qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi i progresit në demokraci dhe sundimi i ligjit përpara anëtarësimit në BE, gjendjen aktuale të zbatimit të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përdorimin e ndihmës së BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për ndihmë Para-Aderimit (IPA III)”, raportoi Misioni.

Andrikiene realizoi takime të shumta, si me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, kryekuvendarin Afrim Gashin, kryerevizorin Maksim Acevski,

Ndryshe, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zbatimi i Planit të Rritjes Rajonale ishin temat e bisedës në drekën e punës që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e zhvilloi më 19 shtator me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi që paralelisht po punohet në afrimin e ekonomive dhe tregjeve të tyre me ekonomitë dhe tregjet tona përmes Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.

Në muajin maj, Komisioni Evropian i siguroi 50 milionë euro kredi për Maqedoninë e Veriut. Ky është kësti i parë i operacionit të Ndihmës Makro-Financiare (NMF) në vazhdim për vendin.