Gaza, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite tejkaloi 12 mijë

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë nga agresioni i vazhdueshëm izraelit në enklavën e rrethuar ka kaluar mbi 12 mijë, raporton Anadolu.

“Viktimat përfshijnë më shumë se 5 mijë fëmijë dhe 3.300 gra, ndërsa 30 mijë të tjerë janë plagosur”, tha zyra e mediave në një deklaratë.

Sipas deklaratës, rreth 3.750 persona të tjerë mbeten të pagjetur, përfshirë 1.800 fëmijë.

“Okupimi izraelit ka kryer 1.270 masakra”, tha zyra e mediave, duke shtuar: “Gjithsej 200 mjekë, 22 personel të mbrojtjes civile dhe 51 gazetarë u vranë gjithashtu në sulmet”.

“Agresioni izraelit ka detyruar 25 spitale dhe 52 qendra të kujdesit shëndetësor të ndërprejnë punën, ndërsa 55 ambulanca janë shënjestruar nga forcat izraelite”, thuhet në deklaratë.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite.

Ndërkohë, numri i viktimave izraelite është 1200, sipas shifrave zyrtare.