Gaza, është rritur në 28.663 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Me 87 të vrarë në 24 orët e fundit, është rritur në 28.663 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, popullatën e të cilës e ka detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një deklaratë informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 132 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë edhe 87 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës, njoftoi Al-Qudra, i cili tha se numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën në Gaza ka arritur në 28.663.

Al-Qudra informoi se në sulmet e fundit forcat izraelite janë plagosur edhe 104 palestinezë dhe se numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës ka arritur në 68.395.

Zëdhënësi Al-Qudra theksoi se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.