Fushatë e MASH-it “Magjia është te dituria”: Ta kthejmë shkëlqimin dhe dinjitetin e profesionit mësues

Me fillimin e fushatës për ngritje të ndërgjegjësimit publik rreth rëndësisë thelbësore të dijes dhe rolit të pazëvendësueshëm të mësuesve në shoqëri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e shënoi 5 Tetorin – Ditën botërore të mësuesve. Fushata e titulluar “Magjia është te dituria” filloi me dy panel-diskutime tematike kushtuar qasjes institucionale ndaj arsimit, statusit të mësuesve, sfidat dhe nevojat e tyre, si dhe mënyrën në të cilën shoqëria i vlerëson përkushtimin dhe ndikimin e tyre, njofton Portalb.mk.

Siç informoi MASH, në prezencë të qindra përfaqësuesve të komunitetit akademik dhe mësimdhënës, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Lesli Miler, dekania e Fakultetit të Pedagogjisë “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe kryetarja e Lidhjes së punonjësve në arsim në Maqedoni, Lidija Nikollovska-Georgievska, dërguan mesazh se “pikërisht mësuesit janë heronj të kohës tonë, ata nuk mbajnë pelerina, por çdo ditë, me dashuri, durim dhe përkushtim, e krijojnë magjinë e vërtetë – e transmetojnë dritën e dijes te të rinjtë”.

Duke ua uruar festën të gjithëve punonjësve në arsim, siç thonë nga MASH-i në kumtesë, ministrja Janevska ka porositur se janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në formësimin e ardhmërisë së fëmijëve tanë dhe shtetit dhe “pikërisht për këtë arsye institucionet së bashku me organizatat partnere përpiqen ta përmirësojnë statusin e tyre shoqëror dhe ekonomik dhe ta kthejnë dinjitetin e profesionin mësues”.

Ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë me përkushti ta mbështesë komunitetin mësidhënës dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e tyre, si dhe avancim të sistemit arsimor në Maqedoni.

Në kuadër të eventit të parë të fushatës “Magjia është te dituria”, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Lidhja e punonjësve në arsim në Maqedoni i kanë ndarë edhe mirënjohjet “Punonjës i arsimit i vitit” për vitin shkollor 2024/2025 të cilët, siç është theksuar, paraqesin akt i mirënjohjes publike, por edhe simbol i angazhimit më të gjerë për ndërtim të shoqërisë e cila në mënyrë aktive e mbështet dhe vlerëson rolin e edukatorëve, mësimdhënësve dhe bashkëpunotorëve profesionistë.