Francë, 115 deputetë i kërkojnë presidentit Macron të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin

Gjithsej 115 ligjvënës të opozitës franceze i kërkuan presidentit Emanuel Macron të premten të ndalojë shitjet e armëve Izraelit për të shmangur të qenit “bashkëpunëtor në gjenocid” në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Letra e përbashkët dërguar Macronit u shpërnda në X nga ligjvënësja e krahut të majtë dhe nënkryetarja e grupit të partisë La France Insoumise, Mathilde Panot.

“Për shkak se Franca nuk duhet, nuk mundet dhe nuk do të shkelë ligjin ndërkombëtar, 115 deputetë i bëjnë thirrje Presidentit të Republikës që të ndalojë menjëherë shitjen e armëve Izraelit”, tha Panor.

“Roli i Francës është të promovojë paqen, jo të jetë bashkëpunëtor në gjenocid”, shtoi ajo.

Ligjvënësit thanë në letër se edhe shitjet e armëve “të konsideruara thjesht mbrojtëse” duhet të ndërpriten për Tel Avivin.

“Duket e rëndësishme të kujtojmë se masa të ngjashme janë marrë tashmë nga vende të tjera, si Kanadaja, Holanda dhe Spanja. Është koha që Franca ta kapë momentin historik”, thuhet në letër.