Foto lajm: Bora dhe ajri i pastër në Vodno

Dhjetëra qytetarë sot kanë shfrytëzuar kohën e mirë që të shëtisin në borën e parë dhe të thithin ajër të pastër në malin më të afërt nga kryeqyteti, Vodno, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në Vodnon e mesme ka rreth 10 cm borë, ndërsa drejt majës, sasia e borës është më e madhe.

Bora e parë në Vodno/ Foto: Meta.mk
Bora e parë në Vodno/ Foto: Meta.mk

Në Vodno punon edhe teleferiku, të cilin vizitorët e shfrytëzojnë që të arrijnë në maje dhe të shijojnë kohën e mirë.

Bora e parë në Vodno/ Foto: Meta.mk
Bora e parë në Vodno/ Foto: Meta.mk

Ndryshe, për shkak të reshjeve të borës prej mbrëmë, pasi është ndërprerë energjia elektrike në teleferik, disa qytetarë ishin bllokuar në njërin nga teleferikët, por më vonë, me intervencë të policisë, ata janë transportuar sigurt deri poshtë.