FMN miratoi 900 milionë dollarë për Ukrainën

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi dje pagesën e 900 milionë dollarëve për Ukrainën dhe nevojat e saj gjatë agresionit rus kundër atij vendi, transmeton Portalb.mk.

Ky është rishikimi i dytë i programit të kredisë për Ukrainën dhe në të njëjtën kohë drejtoresha e FMN-së Kristalina Georgieva u takua të hënën me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Përveç kësaj, ajo i konfirmoi Zelenskit se Bordi Ekzekutiv i FMN-së është unanim në mbështetjen e vendit të tij, përveç për një vendi, dhe ai është Rusia.

“Pavarësisht kohëve delikate dhe situatës së vështirë, ekonomia e Ukrainës është dëshmuar elastike edhe gjatë pushtimit dhe agresionit të vazhdueshëm rus”. Pres që rimëkëmbja të vazhdojë dhe çelësi i gjithçkaje është financimi i jashtëm, i cili duhet të vazhdojë në kohë dhe në baza të parashikueshme”, tha Georgieva.

Autoritetet ukrainase mund të tërheqin menjëherë ndihmën e përmendur prej 900 milionë dollarë amerikanë, e cila e çoi fondin total të FMN-së për Ukrainën këtë vit në 4.5 miliardë dollarë amerikanë.