Shkup, të rinjtë nuk kanë marrë kuotë të posaçme për subvencionimin e biçikletave në Komunën Qendër

Komuna Qendër e Shkupit ende nuk ka vendosur një kuotë të veçantë për të rinjtë deri në 29 vjet në kuadër të thirrjeve të rregullta për subvencionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrikë që i publikon për çdo vit për qytetarët e kësaj komune. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, në programin parazgjedhor para zgjedhjeve lokale të vitit 2021, premtoi se do të subvencionojë transportin ekologjik për të rinjtë, por ky premtim parazgjedhor deri më sot nuk është realizuar ashtu siç ishte premtuar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, më 22 tetor 2021 ka thënë se planifikon të vendos subvencionimin e transportit ekologjik për të rinjtë në këtë komunë të Shkupit. Madje, në programin e tij parazgjedhor, bëhet e ditur se në kuadër të thirrjeve të rregullta për subvencionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrik, do të vendoset kuotë për të rinjtë deri në 29 vjeç.

Meta.mk shqyrtoi thirrjet publike të publikuara nga Komuna e Qendrës në vitin 2022 dhe 2023 për ndarjen e subvencioneve individuale për banorët për blerje biçikletash, e-bike dhe e-skuter. Në të njëjtën kohë, askund në thirrjet publike në dy vitet e fundit nuk thuhet se ka një kuotë të posaçme për të rinjtë deri në 29 vjeç për të blerë me subvencione 30% të çmimit për blerjen e një biçiklete të re, p.sh. – biçikleta dhe e-trotinetë, gjegjësisht me subvencione deri në 3.000 denarë.

Më saktësisht, thirrjet publike janë të hapura për çdo banor të Komunës Qendër mbi moshën 18 vjeç, por askund në thirrjen publike nuk thuhet se një pjesë e mjeteve janë të garantuara për të rinjtë deri në 29 vjeç, siç thuhet në Fushata parazgjedhore nga kryetari i Komunës Qendër. As në kërkesën zyrtare për dhënien e subvencionit, që duhet të paraqesë çdo person i interesuar, nuk ka një zë të veçantë, ku të thuhet se bëhet fjalë për një të ri nën moshën 29 vjeç.

Komuna Qendër këtë vjeshtë për herë të parë shpalli thirrje publike për ndarjen e subvencionimit individual për banorët e Komunës Qendër, për blerjen e pajisjeve shtesë, ulëse për fëmijë apo helmeta për biçikleta, biçikleta elektronike dhe e-trotinet në 2023. Në të njëjtën kohë, pushteti vendor informoi për rezultatet e thirrjes publike të vitit të kaluar për projektin “Qendra në biçikletë”, ku 134 banorë kanë shfrytëzuar subvencione për të blerë një biçikletë të re dhe shtatë banorë për të blerë një totinet të ri.

Meta.mk në dy raste përmes e-mail-it më 4 dhe 11 dhjetor 2023 i ka dërguar pyetje Komunës Qendër për të kuptuar se deri ku ka arritur premtimi për futjen e subvencioneve për transportin ekologjik për të rinjtë në këtë komunë të Shkupit, për atë se se çfarë do të bëhet për tu realizuar ky oremtim në periudhën e ardhshme me qëllim të përmbushjes së vendosjes së kuotës për të rinjtë deri në 29 vjeç, si dhe kur Komuna Qendër planifikon ta përmbushë këtë premtim për të rinjtë e kësaj komune. Deri në shkrimin e këtij teksti nuk është marrë përgjigje.

Si rezultat i kësaj, premtimi parazgjedhor i kryetarit Goran Gerasimovski për futjen e subvencioneve për transport ekologjik për të rinjtë, përmes vendosjes së kuotës së posaçme për personat deri në 29 vjet në kuadër të thirrjeve të rregullta për subvencionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrikë nuk është përmbushur deri më sot. Duhet theksuar se ky është një premtim parazgjedhor për mandatin e kryetarit për periudhën 2021-2025, kështu që Komuna Qendër ka mundësi që këtë premtim ta realizojë në thirrjet e rregullta drejtuar qytetarëve për projektin “E gjithë qendra në biçikletë” në 2024 dhe 2025.