Filmi i metrazhit të gjatë “Housekeeping for beginners” kandidat i Maqedonisë për Oscar

Filmi i metrazhit të gjatë “Housekeeping for beginners”, (Mirëmbajtja e shtëpisë për fillestar) është përzgjedhur për të përfaqësuar Maqedoninë në garën e madhe të filmit për çmimin Oskar, njofton Portalb.mk

Posteri i filmit
Posteri i filmit

Vendimi është marrë nga komisioni përzgjedhës në Shoqatën e Kineastëve të Maqedonisë, i pranuar dhe miratuar nga Akademia Amerikane e Filmit, Arteve dhe Shkencave. Komisioni ishte i përbërë nga: Igor Ivanov – regjisor dhe kryetar i komisionit, Kastriot Avdili – producent dhe regjisor, Ana Stojanovska – aktore, Marina Koloska – operatore kamere, Lidija Mojsovska – regjisore, Emilia Ivanovska- Atanasovska – kostumografe, Ebru Musliu – aktore dhe Rade Vasilev – kostumograf.

Filmi përfshin tre gjuhë, atë maqedonase, shqipe dhe rome. Është xhiruar vitin e kaluar në Shkup, dhe në të luajnë Sara Klimoska, aktorja Ana Maria Marinka, Alina Sherban, Vladimir Tintor nga Kroacia, Samson Selim, Mia Mustafa dhe Jada Selim, Ajshe Useini dhe Rozafa Çelaj nga Kosova, por edhe dhe aktorë të tjerë profesionistë dhe joprofesionistë nga Maqedonia e Veriut.

Filmi është mbështetur nga Instituti Polak i Filmit, Qendra Audiovizuale e Filmit e Serbisë, Qendra Kinematografike e Kosovës si dhe sponsorë tjerë. Stolevski sivjet ishte kandidat i Australisë për çmimin Oskar me filmin “You won’t be alone”, pasi jeton dhe punon atje.

Filmi “Housekeeping for beginners” ka për  personazh kryesor një femër me emrin Dita, emri tingëllon shqip, por neve na ngelet të presim filmin dhe të shohim se për çka bëhet fjalë edhe pse është paralajmëruar vjet në Festivalin e Venedikut ku pati premierën dhe filmi se përmes këtij filmi do të shihni si konceptohen familjet dhe si është të jesh homoseksual dhe rom në Ballkan.