Filmat që nuk duhen humbur këtë verë, ja çfarë sugjerojnë regjisorët, producentët dhe aktorët
Vera është koha ideale për t’u relaksuar me filma të lehtë, argëtues dhe frymëzues. Qoftë në kinema, në ndonjë festival veror apo në shtëpi me miq e familjarë. Regjisorë, producent dhe aktorë, për Portalb.mk sjellin një listë rekomandimesh se çfarë mund të shikoni gjatë kësaj sezone verore.
Producenti Avdi Thaçi rekomandoi filmat:
- Batman Begins (2005),.
- The Dark Knight (2008).
- Mad Max Fury Road (2015).
- Joker (2019).
- Star Wars Empire Strikes Back (1980).
Nga filmat e rinj Thaçi rekomandoi:
- The Fantastic 4: First Steps (2025).
- Superman (2025).
- Naked Gun (2025).
Filmi i animuar sipas tij që duhet të shihet është How to Train Your Dragon (2010).
Gjithashtu ai rekomandoi edhe filmat:
- The Philadelphia Story (1940).
- Sunset Boulevard (1950).
- Explanation for Everything (2023).
Aktori Sefedin Shabani rekomandoi këto tituj të filmave:
- ANORA, regjia: Sean Baker, fitues Palma e Artë. Dramë: Flitet për një striptizet e cila martohet me një të pasur, ku ndërhyn në familje dhe shfaqen problemet sociale, familjare.
- MATICES, dramë: Një grua e re që ndeshet mes dy kulturave, asaj të kaluarës dhe modernes, që pasohet nga jeta intime dhe sociale dhe ka të bëjë me shpirtin e pastër njerëzor.
- WICKED, është një film që i përmbush thuajse të gjitha zhanret si fantazi – muzikë dhe dramë. Ku dy vajza takohen dhe bëhen shoqe, jeta i ndan, ku njëra bëhet shtrigë e mirë tjetra shtrigë e keqe i bazuar në filmin Magjistari i Oz-it.
- SACRAMENTO, komedi: Dy shokë që nisen rrugës për në Los Angeles, u ndodhin gjëra të papritura dhe shpesh flasin për të kaluarën, duke harruar për ku ja nisur- komedi e situatave.
- FREAKY FRIDAY 2, komedi familjare, që nënë dhe bijë shkëmbjenë trupat dhe me pas bëhen shoqe të pandara, duke u ballafaquar me situata gazmore dhe të pakëndshme.
- MARERIALISTS, komedi: Një komedi romantike ku një grua si konsulnte, martohet me një të pasur, por më vonë bie në dashuri me një kliente. Jeta është me plot sfida të papritura.
Regjisori Ibër Deari rekomandoi disa filma të tjerë që mund të shikohen gjatë këtyre ditëve të nxehta verore, edhe atë:
- Waterworld (1995). Përveç nostalgjisë, është një film i mirë me ngjarje që zhvillohet në një botë ujore, ku toka është zhdukur dhe njerëzit jetojnë në det, në kërkim të tokës. Ka aventurë, aksion dhe tema interesante.
- Mad Max: Fury Road, një film me aksion të pandërprerë nga fillimi në fund, ku njerëzit luftojnë për ujë dhe tokë të gjelbër.
- Do the Right Thing” (1989). Ngjarja ndodh në një ditë shumë të nxehtë në Brooklyn dhe trajton tema shumë intersante dhe mesazhe të fuqishme që i jep filmi.
- The Beach (2000). Me Leonardo DiCaprio një film me atmosferë verore dhe një histori për një parajsë të fshehur.
- Jaws (1975). Nga Steven Spielberg, nuk ka verë pa këtë film. Është nga filmat e parë që i frikësoi njerëzit nga noti në det, këtu lindi frik e madhe ndaj peshkaqenëve.
- Avatar 1 dhe 2. Edhe pse Avatar 2 është i krijuar në botë ujore, mirë është të shikohet edhe Avatar 1. Një botë komplet tjetër, me skena shumë të bukura, por edhe një tregim fantastik që shijohet gjatë stinëve të verës
- Dune (2021) dhe Dune: Part Two (2024). Dy filma të fuqishëm dhe vizualisht shumë të veçant.
- Gladiatorin” dhe Troy (2004).
- Once Upon a Time in Hollywood. Një film në Los Angelosin e ngrohtë.
- Luca (2021).
- Moana (2016).
- The Wild Robot (2024).
- The Florida Project (2017).
- Red Rocket (2021).
- Boogie Nights (1997).
- Thelma & Louise (1991).
- The Graduate (1967).
- Weekend at Bernie’s (1989).
- THE HANGOVER (2009).
- ARIPLANE (1980).
- The CONJURING (2013).
- The SHINING (1980).
- Train to Busan (2016).
- TALK TO ME (2022).
- Lord of the Rings.Një histori me shume fantasy e ngjarje epike. Është film qe duhet te shikohet bash në kohët më të nxehta.
- Trilogjia e Batman (Batman Begins, The Dark Knight, The Dark Knight Rises. Atmosferë më e errët për dallim të filmave të tjerë me superhero, por ky Batman është shumë më i fuqishëm, si në tregim ashtu edhe në karakter.
- Joker
- Before Sunrise.
- Before Sunset.
- Before Midnight.
- Back to the Future. Nga Robert Zemeckis. Është klasike dhe vazhdon të jetë argëtues, e veçanti pjesa e 3 ku ngjarja vendoset ne western.
- Shaun of the Dead.
- Hot Fuzz.
- The World’s End.
Nëse nuk jeni të pasionuar pas filmave, bibliotekistë pasionantë, botues dhe libërdashës për Portalb.mk kanë përzgjedhur titujt që rekomandojnë të lexohen këtë verë.