Filloi festivali i kulturës japoneze Nihon-ji

Sot në kuadër të Festivalit të kulturës japoneze “Nihon-ji”, i cili organizohet nga japan.net.mk dhe po zhvillohet në Stacionin e vogël, do të mbahet panel diskutimi me temë “Leksione nga Japonia – Përzierja e traditës dhe teknologjisë si recetë e vërtetë për avancimin e shoqërisë” në të cilën do të marrë pjesë drejtori ekzekutiv i fondacionit “Metamorfozis” Bardhyl Jashari, transmeton Portalb.mk.

Diskutimi në të cilin do të marrë pjesë Jashari do të fillojë në ora 15:15 në sallën Kaizen, me panelistët Kostadin Haxhibanov, Viktor Stefkovski dhe Igor Trajkovski, ndërsa moderatore do të jetë Biljana Koçoska.

Festivali ka filluar në orën 11:00 dhe kjo është agjenda:

  • 11:00 – Hapja ceremoniale e festivalit me ambasadoren japoneze Ocuka Kazuya
  • 11:10 – Ndarja e certifikatave falenderuese për sponsorët nga organizatorët
  • 11:20 – Performanca me kitarë klasike nga ambasadorja japoneze Ocuka Kazuya
  • 11:30 – 12:30 – Panel diskutim: Pse japonezët përdorin Ganbatte? (Koncepti Kaizen për përmirësim të vazhdueshëm)
  • Pjesëmarrës: Delço Jovanoski, Tashko Rizov, Chie Nagashima
    12:45 – 14:50 – Projektimi i një filmi të shkurtër studentor “Oyasumi baby”
  • 12:50 – 14:10 – Shfaqja e filmit “Xhiro ëndërron për sushi”
  • 15:15 – 16:00 – Diskutim në panel: Mësime nga Japonia – Përzierja e traditës dhe teknologjisë si një recetë e vërtetë për përparimin e shoqërisë
  • Pjesëmarrës: Kostadin Haxhibanov, ViKtor Stefkovski, Igor Trajkovski, Bardhyl Jashari
    16:15 – 17:00 – Debat me temën “Attack on Titan” | The rumbling është vendimi më i mirë për të shpëtuar racën eldiane!
  • 17:15 – 18:40 – Shfaqja e “Ghost in the shell” (1995)
  • 18:45 – 19:45 – Panel diskutim: Ghost in the shell, çfarë do të thotë të zotërosh veten?

Programi i Nihon-ji 2.0 do të pasurohet më tej me leximin e poezisë haiku nga poetët haik dhe performancat muzikore live nga Elena Hristova, grupi muzikor Maribosi dhe një DJ set nga Andrea Hz.

Publiku do të shijojë prezantimin e krijimeve të modës nga stilistë të njohur bashkëkohorë dhe studentë të Fakultetit të Modës dhe Dizajnit, të frymëzuara nga moda dhe veshjet tradicionale japoneze.

Dy salla në “Stacioni i vogël” do të pasurohen me dy ekspozita artistike, ku në njërën do të prezantohen vepra të artistëve të njohur, ndërsa në tjetrën do të shfaqen vepra të krijuesve të rinj që aplikuan në thirrjen e hapur.

Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin diçka me vete nga seksioni i shitjeve të festivalit ku do të ekspozohen vepra artizanale, libra, manga dhe veshje të frymëzuara nga kultura japoneze. Një tjetër përvojë specifike në festival është mundësia për të shijuar ushqime dhe pije të ndryshme japoneze.

Edicioni i festivalit njëditor i vitit të kaluar i Nihon-ji u mbajt në Dhomën publike dhe tërhoqi rreth 2000 vizitorë të të gjitha moshave dhe përfshiu afro 150 pjesëmarrës të cilët kënaqën audiencën me seminare të shumta, ekspozita, diskutime në panel, poezi, prezantime, shfaqje, koncerte, turne lojrash dhe një seksion i pasur shitjesh produktesh të frymëzuara nga kultura japoneze.

Të gjithë të interesuarit mund të shikojnë fotografi, video ose informacione të tjera për të gjitha ngjarjet e Japan@mk në cilindo nga mediat sociale (Instagram, Facebook, Youtube), si dhe në faqen japan.net.mk.

Festivali Nihon-Ji është i vetmi i këtij lloji në vend, dhe zyrtarisht mbështetet nga Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.