Festivali i kulturës japoneze Nihon-ji 2.0 do të mbahet më 27 maj në “Stacioni i vogël”

Për herë të parë vitin e kaluar, publiku vendas i të gjitha gjeneratave u emocionua nga edicioni debutues i një lloji tjetër festivali – Festivali i kulturës japoneze, i quajtur Nihon-ji, i cili tërhoqi një numër të madh vizitorësh nga të gjitha segmentet e komunitetit. Këtë vit, në edicion të përmirësuar dhe më të gjerë, fetivali do të mbahet më 27 maj në Galerinë Kombëtare “Stacioni i vogël”, transmeton Portalb.mk.

Për “Nihon-ji 2.0 – Neon Waves”, organizata joformale e japan@mk ka përgatitur një program edhe më të pasur, këtë herë duke u fokusuar në morinë e kontradiktave që përmban kultura japoneze, të cilat megjithatë funksionojnë në mënyrë simbiotike dhe pa të meta, duke krijuar së bashku një recetë të shkëlqyer për sukses.

Pikërisht për këtë, ky edicion do të jetë i mbushur me përmbajtje për të gjitha shijet e audiencës.

Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë prezantime dhe punëtori në lidhje me kulturën tradicionale dhe pop dhe panele me tema serioze sociale dhe filozofike, si dhe teknologjinë.

Të pranishmit do të shijojnë debate argëtuese të udhëhequra nga anëtarët e Klubit të debatit MOF dhe kuize të organizuara nga vullnetarët e festivalit për pëlqyesit e anime. Veçanërisht tërheqës është seksioni i lojërave, në kuadër të të cilit do të zhvillohen dy turne, një kënd për lojëra në tavolinë dhe surpriza të tjera të shumta.

Programi i Nihon-ji 2.0 do të pasurohet më tej me leximin e poezisë haiku nga poetët haik maqedonas dhe performancat muzikore live nga Elena Hristova, grupi muzikor Maribosi dhe një DJ set nga Andrea Hz.

Publiku do të shijojë prezantimin e krijimeve të modës nga stilistë të njohur bashkëkohorë maqedonas dhe studentë të Fakultetit të Modës dhe Dizajnit, të frymëzuara nga moda dhe veshjet tradicionale japoneze.

Dy salla në “Stacioni i vogël” do të pasurohen me dy ekspozita artistike, ku në njërën do të prezantohen vepra të artistëve të njohur maqedonas, ndërsa në tjetrën do të shfaqen vepra të krijuesve të rinj që aplikuan në thirrjen e hapur.

Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin diçka me vete nga seksioni i shitjeve të festivalit ku do të ekspozohen vepra artizanale, libra, manga dhe veshje të frymëzuara nga kultura japoneze. Një tjetër përvojë specifike në festival është mundësia për të shijuar ushqime dhe pije të ndryshme japoneze.

Edicioni i festivalit njëditor i vitit të kaluar i Nihon-ji u mbajt në Dhomën publike dhe tërhoqi rreth 2000 vizitorë të të gjitha moshave dhe përfshiu afro 150 pjesëmarrës të cilët kënaqën audiencën me seminare të shumta, ekspozita, diskutime në panel, poezi, prezantime, shfaqje, koncerte, turne lojrash dhe një seksion i pasur shitjesh produktesh të frymëzuara nga kultura japoneze.

Të gjithë të interesuarit mund të shikojnë fotografi, video ose informacione të tjera për të gjitha ngjarjet e Japan@mk në cilindo nga mediat sociale (Instagram, Facebook, Youtube), si dhe në faqen japan.net.mk.

Festivali Nihon-Ji është i vetmi i këtij lloji në vend, dhe zyrtarisht mbështetet nga Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.