Filipçe tha se gabuan me ndryshimet në Kodin Penal, Mickoski: Pasi amnistuat kriminelët, u kujtuat për Kod të ri

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkon që Qeveria të miratojë Kodin e ri Penal (KP), sepse mendon se ai që e ka miratuar partia e tij vitin e kaluar është i keq dhe me të vjetërsohen veprat e të akuzuarve të korruptuar. Filipçe sot në një konferencë për media tha se gjatë fushatës zgjedhore, takimeve me qytetarët dhe rezultateve të zgjedhjeve e kanë kuptuar se kanë gabuar me ndryshimet që i propozuan dhe i votuan në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Në Ministrinë e Drejtësisë ekziston një Kod Penal i hartuar në vitin 2017 kur ministre ishte Renata Deskovska. I propozoj Qeverisë që ta miratojë atë ligj dhe ta korrigjojë gabimin që kemi bërë”, tha Filipçe.

I pyetur se pse nuk i dëgjuan reagimet e opinionit, të cilat ishin mjaft të mprehta kur u propozua ky ligj, i cili i hoqi akuzat ndaj të gjithë zyrtarëve, Filipçe tha se këtë e kanë parë qartë në fushatë.

“Mendoj se nuk duhet shkuar verbërisht përpara, prandaj e ndaj për herë të parë këtë dhe pres që Qeveria të deklarohet për këtë propozim”, ka shtuar Filipçe.

Ai nuk e dinte pse, kur tashmë kishte një ligj të ri nga viti 2017, ai nuk u miratua, por u propozuan dhe u votuan ndryshime krejtësisht të reja.

Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur sot liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me kërkesën për Kodin e ri Penal, duke theksuar se do të miratohet Kod i ri Penal, por sipas standardeve evropiane, e jo sipas nevojave të dikujt.

“Thonë se krijuan një Kod të ri Penal, por çfarë të bëjmë me ato vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët paguajnë dëmshpërblim, a do t’i kthejnë paratë e vjedhura për ato vepra që janë të vjetruara, sepse tani keni akte të vjetruara dhe në bazë të kësaj ata kërkojnë dëmshpërblim dhe marrin nga buxheti i shtetit. Janë miliona euro, janë paratë tuaja. Ja le ta nxjerrin nga xhepi dhe të shesin një pjesë të pasurisë së tyre. Një student i vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë e di se çdo person që do të ndiqet penalisht do të përdorë ligjin që ka qenë i zbatueshëm në kohën e krimit. Tani ata kanë miratuar ligjin për amnistinë e krimeve të tyre dhe atyre politikanëve, të cilët në të kaluarën kanë pasur nevojë që një pjesë të veprave të tyre të vjetrohet, ndërsa tani do të miratojmë ligj të ri”, tha Mickoski.

Ai shtoi se nuk e kanë problem të miratojnë një ligj të ri, por ai ligj do të jetë në përputhje me ligjet evropiane, dhe jo “siç i nevojitet dikujtë”.

“Dhe prandaj habitem që pas këtyre deklaratave marrin pjesë edhe profesorë, habitem pse me këmbëngulje nuk e mësuan mësimin dhe gabimet që kanë bërë në të kaluarën, por kjo është mirë, ata kanë mënyrën e tyre të politikës. mendojnë se kështu, me këtë lloj folklori, do të tërheqin vëmendjen. Ndoshta ndonjëherë nuk duhet komentuar për ta, por megjithatë parti opozitare”, tha Mickoski.

Mickoski thekson se Ministria e Drejtësisë nuk ka një ligj të tillë, siç tha më herët Filipçe.

Më 6 shtator 2023, brenda natës dhe me procedurë të shpejtë (me flamur evropian), bashkëpunëtorë të LSDM-së dhe BDI-së, dhe VMRO-DPMNE-ja, duke bërë kuorum në seancë, propozoi dhe miratoi ndryshime në Kodin Penal në paragrafi 3 i nenit 353 për veprën Keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare, ku ishte paraparë dënim me burg prej së paku tre vjet, nëse kryerësi ka përfituar dobi të konsiderueshme pasurore ose ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm. Me ndryshimin, dënimi është ulur nga një deri në pesë vjet burg. Kjo do të thotë se rastet e shpërdorimit të detyrës tashmë do të vjetërsohen pas 10 vjetësh, pasi dënimi maksimal për këtë vepër tashmë është vetëm 5 vjet burg.

Paragrafi 5, i cili parashikonte dënim me burg prej të paktën pesë vjetësh, nëse vepra është kryer gjatë prokurimit publik ose në dëm të mjeteve nga Buxheti, nga fondet publike ose nga fondet e tjera të shtetit, është fshirë me ndryshimet dhe nuk ekziston më. Ndryshimet hynë në fuqi më 15 shtator 2023.

Ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar me flamur evropian, me procedurë të përshpejtuar, pasi siç tha përfaqësuesi i Qeverisë në seancë, nga gjithsej 38 nene të ndryshimeve dhe shtesave ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së. Por pikërisht ndryshimet në nenin 353, që i referohet krimit të zyrtarëve, nuk janë ndër ato 35 nene.

Ministria e Drejtësisë, Qeveria dhe Parlamenti, në këtë mënyrë pushtuan sistemin ligjor dhe vetë sollën ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për shkatërrimin e rasteve të PSP-së dhe PThP-së për krim të organizuar, në të cilat ndiqen penalisht ish-zyrtarë.

Me uljen e dënimeve për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare dhe për veprën e bashkimit kriminal, për të cilin u akuzuan apo u dënuan ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski lirohet menjëherë nga dënimi me 9 vjet burgim në rastin “TNT”, ku nga hakmarrja politike shembi kompleksi “Kosmos”, si dhe nga akuza e krimit me autostradat kineze, e njohur si “Trajektorja”.

Me ndryshimet, ku janë ndryshuar dukshëm dënimet me burg për këto krime, ndjekja penale e deputetit të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev për autobusët kinezë, pastaj e Sasho Mijalkovit në “Target-Fortesa”, me gjasë dhe në “Trezor”, në të cilat menjëherë, gjyqtarii i apelit Enver Bexheti dhe Lirije Elezi, duke i mbajtur në sirtar, u siguruan që t’i ndihmonin me kalimin e kohës, gjegjësisht në vjetrim. Më tej, Mile Janakieski dhe të akuzuarit apo të dënuarit e tjerë lirohen nga rastet “Toplik” dhe “TNT”. Deputeti Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE dhe Ljupço Dimovski nga Partia Socialiste, partner i VMRO-DPMNE-së, nuk kanë më nevojë të shkojnë në gjykatë. Milloshoski dhe babai i tij menjëherë do ta disponojnë objektin komunal që akuzohen se e kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme për vete. Shpëtohen edhe ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar dhe të dënuar për abuzime, sepse në sistemin tonë juridik gjithmonë zbatohet ligji më i butë për të akuzuarin apo të dënuarin.

Kompensim për paraburgim që do të ishte i pabazuar me ndërprerjen e hetimeve mund të kërkojnë edhe zyrtarët e akuzuar të cilëve u mbaron afati i vjetërsimit të ndjekjes penale. Gjithashtu, atyre duhet t’u paguhen shpenzimet gjyqësore për zhvillimin e procedurës.