Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se ka hequr dorë nga plani kontrovers për të shitur aksione të garave kryesore, pas kundërshtimeve të shumta, transmeton Euro News Albania.
Infantino tha se ishte bërë e qartë se projekti kishte “krijuar përçarje” që nuk janë më në interes të objektivit të tij fillestar.
“Si rezultat, ky propozim nuk do të vazhdojë”, tha Infantino.
Zvicerani u kishte premtuar të gjitha 211 federatave nacionale të futbollit nga 40 milionë dollarë, nëse ato do të mbështesnin një propozim për investime private në turnetë e FIFA-s, duke përfshirë Kupën e Botës.
Shaikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, president i Konfederatës Aziatike të Futbollit, përshëndeti tërheqjen nga plani.
“E ardhmja e futbollit global duhet të formësohet përgjithmonë përmes konsultimit të duhur, dialogut kolektiv dhe respektit për strukturat e vendosura të qeverisjes së lojës sonë”, tha Shaikh Salman.
55 federatat nacionale anëtare të UEFA-s votuan të enjten për të bojkotuar Kupën e Botës nëse planet do të vazhdonin.
Drejtori operativ i FIFA-s, Kevin Lamour, tha se administrata e vetë FIFA-s ishte mashtruar në lidhje me projektin.