Festivali Teatror i Dibrës me shfaqje nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut

Edicioni XXII-Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni” që mbahet në Dibër, sonte në mbrëmje zyrtarisht bën dhe hapjen për këtë vit. Ky festival fillon nga sot, e do të zgjasë deri më 30 shtator. Gjithsej do të jepen shtatë shfaqje nga trupa të ndryshme teatrore nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Për nga rëndësia, ky festival është më i vjetri dhe më prestigjiozi nga ata që i kushtohen shfaqjeve, produksioneve aktorëve dhe regjisorëve, njofton Portalb.mk.

Çdo vit përpara se të filloj ky festival, vijnë së pari ftesat për njerëzit e teatrit, dramaturgët, kritikët , të cilët ftohen që të qëndrojnë aq ditë sa do të zgjasë festivali, thjesht për të shijuar bukuritë e Dibrës dhe për të shkuar në mbrëmje në teatër e për të shijuar shfaqjet , që sivjet janë shtatë,  krahasuar me vitet më përpara ky numër gjithnjë e më shumë bie shkaku i zvogëlimit të buxhetit nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ky festival ka nisur , mu ne vitin qe kishte ardhur ne jete Yllka Nuredini, vajza e organizatorit Ylber Nuredinit, e cila tashme është e rritur, e diplomuar në aktrim dhe bashkëpunëtore e ngushtë e këtij festivali.

Por, sa mund dhe përkushtim dhe këmbëngulje do kjo punë?

Ylber Nuredini sqaron për Portalbin se  secilin vit do të trokasësh dyerve të ndryshme për të siguruar mjete në sajë të të cilave do të mbijetoj ky festival. Ai thekson se ia ka dalë mbanë deri me sot, herë në sajë të bizneseve në Dibër dhe në sajë të komunës , kur Ministria e Kulturës nuk e ka mbështetur , ose e ka mbështetur me shuma te vogla .

Ky festival sivjet mbështetet nga bizneset e këtij qyteti që hapin dyert për stafin bashkëpunëtor të këtij festivali ,nga Ministria e Kulturës, Qendra për Kulturë-Dibër dhe Komuna e Dibrës.

Është një festival, sa historik, që tregon lashtësi , po aq edhe gjeografik, pasi bën bashkë teatrot shqiptare kudo që janë.

Pjesëmarrës në festival janë grupe teatrore nga Kosova, maqedonia dhe Shqipëria, edhe atë :

Programi- Festivali Teatror i Dibrës
Programi- Festivali Teatror i Dibrës
  • Nata e parë, 24 shtator, ora 19.30 bëhet hapja, në orën 20. 00 fillon shfaqja nga:

Teatri Shqiptar Kumanove – Shfaqja ‘Fluturimi mbi teatrin shqiptar’

autor: Jeton Neziraj

regjia: Erson Zymberi

Aktorë: Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Egzona Salihu, Musa Isufi, Faton Ibrahimi

Shfaqje për publik +16

  • Nata e dytë, 25 shtator, në orën 20. 00 vjen:

Teatri i Tetovës me shfaqjen “ Armiku i popullit”

Autor: 𝑯𝒆𝒏𝒓𝒊𝒌 𝑰𝒃𝒔𝒆𝒏

Regjisor: 𝑨𝒓𝒃𝒆𝒏 𝑲𝒖𝒎𝒃𝒂𝒓𝒐

Interpretojnë: 𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎 𝑭𝒂𝒛𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑷𝒆𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑵𝒆𝒛𝒊𝒓𝒊, 𝑬𝒍𝒎𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑺𝒉𝒆𝒒𝒆𝒓𝒊𝒆 𝑰𝒍𝒂𝒛𝒊, 𝑴𝒖𝒛𝒂𝒇𝒆𝒓 𝑬𝒕𝒆𝒎𝒊, 𝑨𝒓𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒂𝒕 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖, 𝑺𝒂𝒎𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑨𝒍𝒊 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝑩𝒆𝒂𝒅𝒊𝒏𝒊, 𝑯𝒂𝒔𝒊𝒎

𝑴𝒆𝒎𝒊𝒔𝒉𝒊 – 𝑺𝒐𝒑𝒊, 𝑬𝒓𝒎𝒂𝒍 Ç𝒂𝒏𝒈𝒂, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒉𝒊𝒖, 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊, 𝑨𝒍𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒂𝒎𝒖𝒕𝒊.

  • Nata e tretë, 26 shtator, në orën 20. 00 vjen:

Shfaqja “Arbri” – Teatri Oda – Prishtinë

Teksti dhe regjia: Lirak Çelaj

Asistente e regjisë: Rozafa Çelaj

Aktorët: Shkumbin Istrefi, Qendresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Markaj, Blend Sadiku.

  • Nata e katërt, 27 shtator, në orën 20. 00 vjen:

Teatri Shqiptar i Shkupit- ADN

Autor: Dennis Kelly

Regjia: Fatos Berisha

Luajnë: Sara Bajrami, Visar Etemi, Abedin Alimi, Sabina Memishi, Fisnik Zeqiri, Mentor Kurti, Rrahim Ramadani, Gentiana Ramadani, Genci Mirzo, Arben Rasim, hetem Etemi.

  • Nata e pestë, 28 shtator, në orën 20. 00 vjen:

Fakulteti i Arteve Dramatike Shkup – Shfaqja “GISHTI”

nga – Doruntina Basha

Shfaqje diplome nën udhëheqjen e prof. m-r Refet Abazi dhe prof. m-r. Hismet Ramadani.

Luajnë: Zoja – Yllka Nuredini, Shkurta – Melika Kastrati (s.m), Shitësi – Bejtulla Kerimi

  • Nata e gjashtë, 29 shtator, në orën 20. 00 vjen:

Teatri i Gostivarit – Komedia “Mos i Luaj Anglezët”

Regjia: Elmir Sejfullai

Luajnë: Driton Lazami,Vullnet Ismani dhe Besnik Rushiti

  •  Nata e shtatë, 30 shtator, në orën 20. 00 vjen:

Komedia – “Shitet një i vdekur” Teatri i skenës së pavarur – Tiranë

Nga Dario Fo; Variant nga A.J

Regjisor: Arbër Jakllari

Luajnë: Anxhelo Dauti, Xhino Musollari, Serxhjo Danga, Klesta Shero, Andi Begolli

Festivali ka karakter garues dhe në natën e fundit bëhet ndarja e çmimeve nga juria profesionale.