Fëmijët me nevoja të veçanta nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zhvilluar ndeshje të përbashkët futbolli

Në Bullgari janë zhvilluar ndeshje futbolli nga fëmijët me nevoja të veçanta intelektuale nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Për këtë, 12 sportistë, trajner dhe 2 punonjës udhëtuan për në Bullgari, raporton Portalb.mk.

“Ndeshja për herë të parë është luajtur në Qustendil, me ndihmën e ekipit lokal Qustendil, të cilët e zhvillojnë sportin për fëmijë dhe të rinjtë me nevoja intelektuale”, deklarojnë nga FFM-ja, duke shtuar se “futbolli edhen një herë dëshmoi se është më shumë se lojë, është gjuhë e besimit, respekt dhe bashkëpunim”.

Ndeshjet u zhvilluan në kuadër të projektit “Futbolli për të gjithë”, ndërsa u mbështetën nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Fondacioni për fëmijë në UEFA.