Fëmijët kanë pirë detergjent te lokali për lojëra, urgjentisht janë dërguar në Klinikën për Fëmijë

Dje në orët e mbrëmjes në Stacionin e Policisë në Aerodrom u raportua se në Spitalin Klinik janë sjellë tre fëmijë tek të cilët kishte djegie të lëkurës së gojës. Policia paralajmëroi zbardhje të rastit, transmeton Portalb.mk.

“Dje në ora 20:40 në Stacionin Policor Aerodrom, nga NSHP – Klinika për sëmundjen e fëmijëve është raportuar se në ora 18:00 në klinikë janë sjellë tre fëmijë me djegie të mukozës në gojë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që fëmijët ishin në një festë për ditëlindje te një lokal me lojëra në Aerodrom.

“Pas bisedës me prindërit dhe të punësuarit, u konfirmua se fëmijët kanë pi detergjent nga shishja, me siguri dizental, e cila ishte e vendosur në pjesën e shërbimit”, raportoi Policia.