Federata vendosi që në ndeshjet e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut të përdoret sistemi VAR

Në Federatën e Futbollit në Maqedoni (FFM) është vendosur që në ndeshjet e Ligës së Parë të përdoret teknologjia VAR, vendosi Këshilli Drejtues, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Drejtues në FFM mori vendim për fillimin e procesit për futjen dhe zbatimin e sistemit VAR (video-gjyqtarët ndihmës) për ndeshjet e Ligës së futbollit në Maqedoni (LFM), në përputhje udhëzimet dhe procedurat e FIFA-s”, njoftoi Federata.

Në takimin me udhëheqësit e Federatës, ku mori pjesë kryetari Muamed Sejdini, porën pjesë edhe përfaqësuesit e ekipeve nga Liga e Parë.

“Do të fillojmë kur të jemi gati, duam që futbolli të pastrohet nga gabimet që vijnë nga faktori njeri”, deklarojnë nga Federata, duke vlerësuar që “duhet së paku gjashtë muaj që sistemi të vendoset dhe të jetë i gatshëm për përdorim”.