ESM: 235 ndërtesa në Shkup nuk kanë kushte për fillimin e sezonit të ngrohjes

Në 235 ndërtesa të Shkupit nuk janë siguruar kushte për fillimin e sezonit të ngrohjes nëpërmjet të ngrohjes qendrore, informojnë nga ESM, transmeton Portalb.mk.

Nga kompania e cila menaxhon me sistemin për energji termike në kryeqytet theksojnë se këto 235 objekte banesore kanë defekte në instalimin e brendshëm, ekipet e ESM-së nuk kanë qasje në stacionet termike ose nuk kanë energji elektrike në stacionet termike.

Nga ESM apelojnë deri te konsumatorët që t’i mënjanojnë pengesat eventuale dhe defektet në instalimin e brendshëm ndërkaq këshillat banesore të ndërtesave të mundësojnë qasje të papengueshme të personave zyrtarë deri te stacionet termike, por edhe të sigurojnë furnizim të vazhdueshme të stacionit termik me energji elektrike (të paguhen faturat për energji elektrike për stacionin termin dhe të ketë instalim elektrik funksional).

Ata i ftojnë konsumatorët, para se të paraqesin defekt, të kontrollojnë nëse objektet e tyre janë në listën e objekteve momentalisht të mbyllura te të cilat nuk ka kushte për ofrimin e energjisë termike. Listën mund ta gjeni: KËTU.