Është vënë në funksion një ueb-portal i ri për cilësinë e ajrit në RMV, njoftoi Ministria e Mjedisit

Në funksion është një ueb-portal i ri për cilësinë e ajrit, njoftoi Ministria e Mjedisit (MMJPH). Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit, siç thuhet nga MMJPH, si deri tani mund të shihen në kohë reale, transmeton Portalb.mk.

“Risia është se ato krahasohen me indeksin e ri, i cili është në përputhje me Indeksin Evropian të Cilësisë së Ajrit, i cili filloi të zbatohet më 4 korrik 2025”, thuhet në njoftimin për shtyp të MMJPH-së.

Sipas ministrisë, faqja e internetit ka përmirësuar performancën, ka përmirësuar analizat në aspektin e tejkalimit të vlerave kufitare në vitin aktual, si dhe analizat vjetore për vitet e mëparshme.

Është publikuar edhe një aplikacion celular për shfaqjen e të dhënave të cilësisë së ajrit për Android dhe iOS.

Sipas të dhënave në këtë faqe interneti nga stacioni matës në qendër të Shkupit, cilësia e ajrit është shënuar si “shumë e dobët” deri në orën 12:00.

Përqendrimi i grimcave PM 2.5 është 105.52 mikrogramë për metër kub.

Përndryshe Shkupi këtë mëngjes u rendit i dyti në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë sipas të dhënave nga platforma e matjes së cilësisë së ajrit “IQ Air”. Edhe pse Shkupi është në vendin e 15-të në listën e qyteteve më të ndotura në botë, me një indeks ndotjeje prej 159, midis qyteteve evropiane vetëm kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajeva, është përpara tij, me një indeks ndotjeje prej 297,