Është rritur në 15.899 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza, 70 për qind gra dhe fëmijë
Numri i të vrarëve në sulmet izraelite u rrit me 376 në 15.899. 70 për qind e të vdekurve janë fëmijë dhe gra, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës goditi rreth 200 lokacione në Rripin e Gazës të bllokuar.
Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga bota, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite, e cila nisi një sulm tokësor mbi Khan Younis në jug si dhe në veri të Rripit të Gazës, shtoi edhe sulmet e saj ajrore kundër rajonit.
Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, thuhet se gjatë natës janë goditur rreth 200 lokacione në Gaza.
Pretendohet se lokacionet e goditura ishin “shënjestra” që i përkisnin Brigadave Izz al-Din al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.