Ende e hapur mundësia për subvencionimin e biçikletave, deri 5 mijë denarë mbështetje
Qytetarët do të kenë mundësi deri më 31 tetor të aplikojnë në Thirrjen Publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2025, transmeton Portalb.mk.
“Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën maksimale prej 5.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, thuhet në Konkurs.
Mundësia për aplikim mund të mbyllet nëse arrihet numri i aplikantëve që do të shfrytëzojnë 3 milionë denarë e paraparë në buxhetin për biçikleta.
“Aplikanti duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: të jetë banor i qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, GjorçePetrov, Karposh, KiselaVoda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), ndërsa biçikleta e re të jetë blerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 01.01.2025 deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, por jo më vonë se 31.10.2025”, thuhet në Konkurs.