EMV-ja e rriti çmimin e energjisë elektrike, tani EVN pritet të publikon çmimin përfundimtar

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ditët në vijim do të njoftohen me çmimin e ri të energjisë elektrike për muajt e ardhshëm, bazuar në llogaritë e përcaktuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

“Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara”, paralajmëroi EVN-ja.

EVN Home sqaroi që çmimi i energjisë elektrike që është blerë nga SHA EMV-ja është 57 euro për megavat-orë, apo 7.5 përqind më shtrenjtë se çmimi i periudhën qershor-dhjetor.

“Ky çmim është rreth 7,5% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2023), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë”, raportoi EVN.

Në njoftim u theksua që në çmimin përfundimtar hyjnë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

“Për mbulimin e 5% të mbetura nga sasia e përgjithshme e planifikuar, EVN Home kishte dy oferta edhe atë nga SHA EMV, me çmim të shitblerjes prej 120,01 euro për megavat-orë dhe nga kompania Sole 24 DOOEL me çmim prej 130 euro për megavat-orë. EVN Home vendosi që të mos pranojë asnjërën nga ofertat e arritura për këto sasi”, njoftoi EVN Home, duke shtuar që ka pranuar ofertën 105 euro për megavat-orë në lidhje me mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike. Ky çmim më herët kishte qenë 100 euro.

Ndryshe, nga një dhjetori do të fillojë tarifa e lirë e rrymës në periudhën prej orës 13 deri në 15, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës. Nga një dhjetori, amvisëritë do të ketë tarifë të lirë të rrymës nga ora 13 deri në 15 dhe nga ora 22 deri në 7 çdo ditë, si dhe të dielën tërë ditën. Megjithatë, fillimisht do të mbulohen rreth 200 mijë familje, ndërsa pjesa tjetër e familjeve do të mbulohen nga tarifa e lirë ditore gjatë dhjetorit, pasi do të rregullohen orëmatësit e energjisë elektrike.

Aktet nënligjore që i miratoi KRRE përcaktojnë edhe afate të reja sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i dorëzojnë kërkesat e tyre më së voni deri më 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri më 30 nëntor dhe do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ashtu që 6.737 denarë është KWh.

Çmimi për KWh, varësisht nga grupi i konsumatorëve, sillet nga 6.980 denarë deri 11.744 denarë.