Edukimi mediatik, thelbësor për forcimin e mbrojtjes kolektive kundër manipulimit të informacionit
Sot, më 17 nëntor, e deri më 24 nëntor filluan Ditët e Edukimit Mediatik. Java e parë do të sjellë konferenca dhe punëtori kushtuar edukimit mediatik, njohjes së manipulimit të informacionit, përballjen me dezinformatat dhe tema të tjera me interes për botën e sotme digjitale. Në Konferencën e sotme për arsim mediatik BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Holiday Inn në Shkup, u kontatua se manipulimi i informacionit mund të bëhet vetëm përmes forcimit të mbrojtjes kolektive, prandaj edhe në këtë vij është edhe miratimi i Mburojës Demokratike, të BE-së, raporton Portalb.mk.
Konferenca përqendrohet në disa tema, duke përfshirë – platformat e mediave sociale si pjesë e problemit dhe zgjidhjes për manipulimin dhe dezinformimin e jashtëm; dezinformimin gjinor dhe urrejtjen digjitale; rëndësinë e reagimit institucional ndaj kërcënimeve nga manipulimi dhe dezinformimi i jashtëm; inteligjencën artificiale përtej chatbot-eve: sovraniteti, ndërtimi i kapacitetit për të vërtetën; brezi i ardhshëm dhe platformat: lundrimi në rreziqe dhe mundësi.
Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, deklaroi se në kohë ndryshimesh të mëdha, edukimi mediatik është thelbësorë, për të forcuar mbrojtjen kolektive.
“Misioni jonë është të forcojmë edukimin mediatik, integritetin mediatik në Ballkanin Perendimor. Ashtu siç e dini, po përjetojmë ndryshim të shpejtë në mediat sociale me inteligjencën artificiale, prandaj është thelbësore që të forcojmë mbrojtjen tonë kolektive kundër dezinformatave. Në këtë kuptim, edukimi mediatik nuk është vetëm mjet edukimi, por është PR i pjesëmarrjes qytetare dhe demokratike. Kjo është edhe arsyeja se pse BE më 12 nëntor miratoi Mburojën e Demokracisë. Njohuritë mediatike janë një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të mbrojtur shoqëritë. Kur njerëzit mund të dallojnë përmbajtjen e rreme, të vënë në dyshim përmbajtjen që hasin në internet dhe të kërkojnë informacion të besueshëm, ata bëhen mbrojtës aktivë të demokracisë. Kjo, ndër të tjera, është një nga arsyet pas “Mburojës Evropiane për Demokracinë”, një iniciativë e BE-së që forcon gatishmërinë tonë të përbashkët për t’i rezistuar informacionit manipulues dhe për të ndërtuar rezistencë kolektive”, tha Rokas.

Dançe Danilovska-Bajdevska nga Metamorphosis deklaroi se vetëm përpjekja gjithpërfshirëse mund t’u kundërvihet tendencave të sotme të manipulimi të informacionit, në qendër të të cilave është Ballkani Perendimor.
“Platformat e mediave sociale sot kanë një ndikim unik mbi mënyrën se si njerëzit qasen në informacion, formojnë opinionet dhe angazhohen në sferën publike. Por ky ndikim vjen me rreziqe serioze. Sot, ndërsa siguria digjitale ndryshon formën e diskutimeve, qasjes në informacion dhe pjesëmarrjes demokratike, ne përballemi me një sfidë themelore. Platformat e mediave sociale janë bërë instrumente shumë të rëndësishme dhe vektorë kryesorë për manipulimin e informacionit, duke përfshirë manipulimin e informacionit të huaj dhe ndërhyrjen. Ballkani Perëndimor qëndron në qendër të këtyre trendeve të mbulimit dhe vetëm përpjekjet gjithëpërfshirëse të përbashkëta bazuar në një qasje të tërë shoqërisë mund t’i kundërvihen këtyre tendencave negative”, tha Danillovska.

Drejtori i ASHMAA-së nga ana tjetër, Zoran Trajçevski, theksoi se “këtë vit, nën moton: “Ti e di, tjetri nuk e di. Komenti juaj mund të ndihmojë” shtoi se përqendrohemi në të menduarit kritik dhe përgjegjësinë personale në hapësirën digjitale. “Sepse sot, më shumë se kurrë, nuk mjafton vetëm të njohim dezinformimin – ne duhet të reagojmë, të ndajmë njohuri, të jemi qytetarë aktivë”, tha ai.
Konferenca e sotme është ngjarja kryesore rajonale e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në fushën e njohurive mediatike, dhe këtë vit konferenca në Shkup shënon edhe fillimin e Ditëve të Edukimit Mediatike.
Ditët e Edukimit Mediatik 2025 mbahen për herë të shtatë. Anëtarët e Rrjetit dhe mbështetësit e tyre organizojnë më shumë se njëzet ngjarje në vende të ndryshme në të gjithë vendin, dhe disa ngjarje do të mbahen edhe online. Në këtë mënyrë, vendi ynë i bashkohet Javës Globale të Komunikimit Mediatik dhe Informativ të UNESCO-s.
Për nevojat e Ditëve të Njohurive Mediatike 2025, janë prodhuar vedeoklipe dhe audio në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Klipet tashmë po transmetohen në media me qëllim që të informojnë një numër më të madh qytetarësh rreth ngjarjeve të edukimit mediatik. Këtë vit, videot për Ditët e Edukimit Mediatik do të shfaqen gjithashtu në videobime në disa lokacione në qytetin e Shkupit.
Në vazhdën e Ditëve të Edukimit mediatik, më 18 nëntor do të zhvillohen tre punëtori:
- 09:30-12:30 – “Njohja dhe përballja me ndërhyrje të huaj dhe manipulim me informacion” nga Instituti për studime të komunikimit në Shoqatën e Pensionistëve, Kumanovë.
- 10:00-12-45 – Punëtoria “Master Evropian për përballjen me dezinformata” nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në lokacionin e po të njëjtin institucion.
- 13:30 – 16:15 “Interdemokracia” poashtu në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele
Më 19 nëntor do të zhvillohet Punëtori për arsimimin mediatik: “A është mashtrim apo e meriton klikimin tim?” nga Instituti për studime të komunikimit në SHFK „Petar Pop Arsov“, Shkup.
Ditëve të Edukimit Mediatk, i parapriu Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), që është një platformë udhëtuese që hulumton lajmet, imazhet dhe mendimin kritik. Në secilën ndalesë, kamioni u vendos në hapësira qendrore publike, duke ofruar projeksione, kuize dhe biseda me publikun se si krijohet informacioni, si shpërndahet dhe si e përjetojmë atë. Ngjarja ishte mundësi për qytetarët të mblidhen, të shkëmbejnë mendime dhe t’i shohin lajmet nga një këndvështrim tjetër — me qëllim që të nxitet mendimi kritik, edukimi mediatik dhe dialogu i hapur për rolin dhe ndikimin e informacionit në jetën e përditshme.