Edhe autostrada Shkup – Prishtinë do të jetë e bllokuar përkohësisht në dy ditët e ardhshme
Policia e Kosovës do të bllokojë disa segmente në autostradën “Arben Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, për shkak organizmit të garave në biçikleta, transmeton Portalb.mk.
“Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në autostradë”, transmeton Portalb.mk.
Autostrada që lidh Shkupin me Prishtinën do të jetë e bllokuar nesër prej orës 10:00 deri në ora 14:00.
Të shtunën, prej orës 09:00 deri në ora 16:00, do të bllokohen disa segmente të autostradës “Arben Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.