Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut humbën jetën në autostradën e Serbisë

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit, raporton Shenja.

Raportohet se në këtë aksident humbi jetën Nazim Avdiu, i cili ishte në veturë me vëllaim Shkëlzenin dhe bashkëshorten e Shkëlzenit. Kjo e fundit gjithashtu ndërroi jetë, ndërsa burri i saj është në gjendje kome.

Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. U konfirmua se janë shtetas të Maqedonisë.