Dy persona nga Shkupi u gjetën të vdekur në një shtëpi vikendi në Gostivar

Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion”, thonë nga SPB-Tetovë.

Inspektimi i vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë.