Duke gërmuar një arë në Manastir, gjeti 80 granata të Luftës së Parë Botërore

Dje në orën 11:00 në Policinë e Novacit, Z.A. ka raportuar se gjatë punës në arën e tij në fshatin Ribarci të Manastirit ka gjetur 80 granata të vjetra, transmeton Portalb.mk.

Për ngjarjen është njoftuar një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për granata mortajale të kalibrit 60 mm të Luftës së Parë Botërore dhe e ka marrë në mënyrë të sigurt.

Ministria e Brendshme njoftoi se është kryer kontroll.