Drejtoresha largoi nga puna edhe 27 punëtorë te “Higjiena Komunale”

Në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në Shkup janë larguar edhe 27 të punësuar tjerë, në një periudhë kur të punësuarit kanë ndërprerë protestën treditore, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, drejtoresha e kësaj ndërmarrje, Kosana Mazneva, ka shkarkuar sot edhe 27 persona tjerë të cilët kanë qenë të punësuar në pozita të ndryshme në këtë ndërmarrje.

Punëtorët e “Higjienës Komunale” në Shkup sot e kanë ndërprerë protestën, konfirmuan për Portalb.mk nga Sindikata e Higjienës komunale, ndërkaq kërkesat për kthimin e punëtorëve të përjashtuar, rritje të pagave dhe stazh të beneficuar vazhdojnë të vlejnë dhe do të kërkohen në ditët në vijim.

Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup prej 7 korrikut protestojnë në shenjë revolte ndaj menaxhmentit pasi që siç thonë ata, i kanë larguar dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.

Kosana Mazneva u emërua drejtoreshë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska më 12 korrik të vitit 2022, pasi paraprakisht u shkarkua asokohe drejtori i vetëm shqiptarë i ndërmarrjeve publike të Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

  • Gjithçka që ndodh në lidhje me rastin mund të ndiqni LIVE në Facebook-un e Portalbit si dhe në këtë LINK.