Rritje e çmimeve te produktet industriale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në maj të këtij viti është regjistruar rritje e çmimit të produkteve industriale në krahasim me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit maj 2023, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i ulët për 0.4% në nivel mujor dhe më I lartë për 1.1% në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me vitin e kaluar, rritje më e madhe e çmimeve u regjistrua te sektori i Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (18.5 %) dhe te Miniera dhe gurorët (15.7 %). Produktet te prodhimtaria e veshjeve kanë shënuar rritje më të madhe (33.8 %).

Krahasuar me vitin e kaluar, ulje të çmimeve kemi te produktet intermediare (8.7 %) dhe te produktet kapitale (0.9 %).