Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 janë zhdukur pas përmbytjeve të rënda në Vietnamin qendror, transmeton Portalb.mk.
Përmbytjet goditën edhe Malësitë Qendrore dhe shkaktuan dëme të mëdha, me humbje ekonomike mbi 341 milionë dollarë.
Janë dëmtuar mbi 1.100 shtëpi dhe kanë bllokuar shumë rrugë për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Rreth 1,2 milion familje mbetën pa energji elektrike në kulmin e fatkeqësisë dhe mijëra shtëpi vazhdojnë të jenë pa rrymë.
Kryeministri Pham Minh Chinh bëri thirrje për masa më të forta ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa Qeveria ka ndarë fonde emergjente prej 26,6 milionë dollarësh për rajonet më të prekura.
Forcat ushtarake dhe policore janë dislokuar për të ndihmuar popullsinë.
Autoritetet raportuan gjithashtu humbje të mëdha në bagëti dhe shpendë për shkak të vërshimeve.