Nën mbështetje të Evropës, Ukraina takohet me SHBA-në në Gjenevë për planin e paqes 

Zyrtarët ukrainas takohen sot me homologët amerikanë në Gjenevë. Tema kryesore është plani 28-pikësh për paqe i presidentit Trump. Aleatët e Ukrainës thonë se plani favorizon Rusinë, transmeton Portalb.mk

Mbështetësit evropianë të Ukrainës, udhëhequr nga Franca, Gjermania dhe Britania kanë shprehur shqetësime për planin.  

Plani kërkon lëshime të mëdha nga Kievi, përfshirë Donbasin, Krimenë, kufizime të ushtrisë, ndalimi i anëtarësimit në NATO. 

Në këmbim, SHBA do të ofrojë “garanci sigurie”, Ukraina do të mund të anëtarësohet në BE dhe do të marrë përfitime financiare.  

Sipas planit, Rusia duhet të tërhiqet nga disa zona të pushtuara. 

Trump tha se plani nuk është oferta përfundimtare. Aleatët evropianë kërkojnë “punë shtesë” për të mos rrezikuar kufijtë dhe sigurinë e Ukrainës. 

Danimarka,Norvegjia, Finlanda, Islanda, Suedia, Estonia, Letonia dhe Lituania,theksuan se Rusia nuk ka treguar gatishmëri për paqe. 

Në ndërkohë sulmet ruse të cilat filluan që në shkurt 2022 vazhdojnë në Ukrainë.  

Presidenti ukrainas, Vlladimir Zelenski tha se vendi po përjeton një nga momentet më të vështira.