Dhjetëra delegatë u larguan nga salla e OKB-së, Netanyahu: Vendimi për të njohur shtetin palestinez, “një çmenduri”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka mbajtur fjalën e tij në OKB. Netanyahu ka folur për Iranin, grupin Houthi dhe Hamasin duke thënë se janë shkaktarët dhe kërcënuesit kryesorë të paqes në rajon dhe në të gjithë botën, raporton ABC.
Ai nënvizoi Izraeli goditi terroristët dhe se shkatërroi programin e armëve atomike dhe raketave balistike të Iranit.
Netanyahu reagoi edhe ndaj vendimit të vendeve, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të njohur shtetin palestinez , duke e quajtur atë “vetëvrasje kombëtare” për Izraelin.
Është “çmenduri e pastër, është çmenduri dhe ne nuk do ta bëjmë”, thotë kryeministri izraelit.
Duke iu përgjigjur akuzave se po shënjestron civilë në Gaza, ai thotë se nuk është e vërtetë dhe se qëllimi kryesor kanë qenë vetëm terroristët.
Ndryshe, dhjetëra delegatë dolën nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filloi fjalimin e tij.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke lavdëruar operacionet e Izraelit kundër Iranit dhe aleatëve të tij në Lindjen e Mesme.