Deri në fund të muajit e hapur mundësia për subvencionimin e projekteve kulturore në Shkup
Qyteti i Shkupit deri më 31 tetor do të pranon aplikime në Thirrjen Publike për grumbullimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2025, të dedikuara për financimin dhe përkrahjen e programeve dhe projekteve të institucioneve publike nga fusha e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.
“Përkrahje e programeve dhe projekteve të institucioneve publike nga fusha e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit në fushat vijuese: arte përformuese, muzikore, vizuale dhe mediumeve të reja, veprimtari botuese dhe bibliotekare, veprimtari muzeore dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, theksohet në Thirrje.
Mjetet për projektet do të përfshihen në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2025.
“Aplikimet, në formë të shkruar dhe në formë elektronike në formatin WORD, duhet të depozitohen në Qytetin e Shkupit, nëpërmjet postës në adresën: Bul. “Ilinden” nr.82, 1000 Shkup, ose në arkivin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në Thirrjen publike.
Të interesuarit do të mund të marrin informata përmes adresës [email protected] ose përmes dy numrave të telefonit: 02/3297-324 ose 02/3297-289.