Deri më 22 maj zgjat paraqitja e të rinjve për trajnimin për verifikim të fakteve në Shtip

Të gjithë të rinjtë e interesuar në moshë deri në 29 vjeç kanë mundësi që deri më 22 maj të paraqiten për pjesëmarrje në Programin për trajnim mediatik “Dezinformata dhe verifikim të fakteve”, i cili do të mbahet prej 24 deri më 26 maj në Shtip.

Trajnimi do të mbahet në gjuhë angleze është i hapur për të rinjtë nga rajoni i Maqedonisë Lindore dhe Verilindore dhe nuk është vetëm për gazetarët e rinj, por për të gjithë studentët dhe të rinjtë të cilët kanë interes të përfitojnë njohuri në pjesën e verifikimit të fakteve.

Paraqitja për trajnim mund të bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit në linkun vijues: https://icfj.tfaforms.net/4995004.

Të rinjtë kanë mundësi që të marrin pjesë falas në këtë trajnim, ndërkaq për të gjithë ata të cilët nuk janë nga Shtipi, është siguruar edhe mbulim i shpenzimeve për transport, akomodim dhe ushqim gjatë tre ditëve të trajnimit.

Pastaj, pjesëmarrësit më të mirë gjatë verës do të kenë mundësi të angazhohen për praktikë në mediat e Metamorfozis: Meta, Portalb dhe Vërtetëmatës, ndërkaq dy prej të rinjve do të udhëtojnë në SHBA për vizitë studimore në kohëzgjatje prej një javësh.

Ky është trajnimi i katërt, të cilin e organizon Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists ICFJ).

Trajnues i trajnimit të katërt “Dezinformata dhe verifikim të fakteve”, mes tjerash do të jetë edhe gazetari eminent Xhon Grinberg, korrespodent i PolitiFact. Grinberg ka qenjë pjesë e ekipit të PolitiFact gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012-të dhe është një prej verifikuesve të fakteve të cilët e kanë themeluar PunditFact në vitin 2013 – projekt kushtuar për verifikim të saktësisë së deklaratave të ekspertëve, kolumnistëve, blogerëve, analistëve politik, prezantuesve dhe të ftuarve në talk-shouet e ndryshme. Grinberg dy herë është fitues i çmimit të Shoqatës së Gazetarëve Profesional për Raportin Hulumtues. Përveç Grinbergut, tranjues do të jenë edhe Vlladimir Petreski, kryeredaktor i Vërtetëmatës.mk dhe Meri Jordanovska, zëvendëskryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve Meta.mk.

Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë dhe Fondacioni Metamorfozis e zbatojnë projektin në tre faza gjatë vitit 2023 dhe ai përfshin katër trajnime treditore. Trajnimet janë pjesë e programit “Gazetari për gjeneratën e re: Program për trajnim mediatik” i Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.