Deri 4 mijë denarë mbështetje financiare për blerjen e biçikletave

Qyteti i Shkupit do të mbështet qytetarët deri 4 mijë denarë për blerjen e biçikletave, si një masë për mbrojtjen e mjedisit jetësor në qytet, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet që Qyteti i Shkupit që do t’i subvencionon janë në vlerë maksimale deri 4.000,00 denarë për person, ku është përfshirë edhe tatimi personal”, sqarojnë nga Qyteti.

Komuna e qytetit të Shkupit sqaroi që për këtë projekt janë paraparë 6 milionë denarë, ndërsa Konkursi do të jetë i hapur deri më 31 tetor, nëse deri në atë moment nuk harxhohen të gjitha mjetet.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë qytetarët nga Komuna Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjore Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare, të cilët kanë blerë biçikletë prej 1 janarit të këtij viti.

Dokumentet e nevojshme për këtë Konkurs, duhet të dorëzohen në Arkivin e Qytetit të Shkupit.