Deponitë e egra u dogjën në Zhelinë dhe Bogovinë

Në rajonin e Pollogut mbrëmë janë djegur dy deponi ilegale. Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, dje kanë ndodhur dy zjarre në hapësirë ​​të hapur, në atarin e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës dhe në deponinë ilegale mbi depon “Dardania” në fshatin Bogovinë në Komunën e Bogovinës, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të QKM-së, dy zjarret janë lokalizuar, ndërsa në shuarjen e tyre kanë marrë pjesë zjarrfikësit me mjete zjarrfikëse dhe rojet e Parkut Kombëtar Mali Sharr”.

QKM apelon për vëmendje për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe borë në vendet më të larta. Për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe paralajmërimeve për më shumë reshje të dendura me erë, është e nevojshme pastrimi i kanaleve lokale të kanalizimeve, mos hedhja e mbeturinave në to, për të mos shkaktuar përmbytje.

QKM apelon që t’i kushtohet vëmendje kantiereve dhe të sigurohen të gjitha objektet që mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që ndodhen në mjedis gjatë një ere të fortë.

“Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QKM, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QKM-ja bën me dije se është e nevojshme dhe e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga mediat për parandalimin, si dhe për reagimin ndaj emergjencave”, njoftoi QKM.