Çmimet e derivateve të naftës në RMV do të pësojnë ndryshime pas mesnate
Nga sonte çmimet e të gjitha derivateve të naftës do të bien, transmeton Portalb.mk.
Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se ulja, mesatarisht, është për 2.1 përqind krahasuar me vendimin e 24 shkurtit.
Benzinat Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të lirohen me një denar e gjysmë, pasuar nga Eurodieseli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.
Çmimet e reja të derivateve në pompat e benzinës nga sonte do të jenë: Eurosuper BS-95 – 77,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 – 79,5 denarë për litër, Eurodizel – 72 denarë për litër, Vaji- 71,5 denarë për litër dhe Mazuti – 44,95 denarë për litër.