Çka po prodhohet më shumë e më pak në industrinë e Maqedonisë së Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 3 përqind, ndërkohë në disa sektorë ka pasur rritje më të madhe, ndërsa në disa tjera kemi edhe ulje të prodhimit, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 6.2%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rritje nga 4.3%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 2.3%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në sektorin e nxjerrjes së qymyrit dhe linjitit kemi ulje të madhe (37. 6 përqind), ndërsa rritje më të madhe te sektori i prodhimit të produkteve të duhanit (39.4 përqind).