Cila qasje është më e mirë për fëmijët hiperaktiv në shkollë
Një fëmijë hiperaktiv mund të shfaqë vështirësi në ndjekjen e procesit mësimor dhe përvetësimin e materialit mësimor dhe është e nevojshme t’i mundësohet të mësojë në një mjedis që mbështet dallimet individuale brenda një qasjeje fleksibël dhe të strukturuar, thonë ekspertët, raporton Panacea.
Për shembull – të mos e vendosësh fëmijën në një ngushticë kohore, të përshtatë kohën e zgjidhjes ose të shkrimit të testit me aftësitë e tij, ta pyesë më shpesh me gojë, ta ndajë materialin në pjesë më të vogla, të kuptojë vështirësitë e tij dhe natyrisht se do të ketë ditë “të mira” dhe “të këqija”.
Psikologët shpjegojnë se në rast se fëmija është hiperaktiv, duhet pyetur në orët e para të mëngjesit dhe në fillim të orës dhe duke i dhënë detyra më të vogla, për shembull të shkojë të marrë shkumës ose të lag sfungjerin, duke e lënë kështu të lëvizë.
Është shumë e rëndësishme të edukohen të rriturit, prindërit dhe mësuesit që ndeshen me fëmijët hiperaktivë për vështirësitë e tyre, në mënyrë që të njohin dhe kuptojnë më me sukses karakteristikat e tyre dhe të aplikojnë një qasje adekuate, duke u mundësuar kështu zhvillim të shëndetshëm, sukses dhe një fëmijëri të lumtur.
Është gjithashtu e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se sjellja e fëmijëve hiperaktivë nuk është një reflektim i mosbindjes së tyre, por një paaftësi për të mbajtur vëmendjen, për të kontrolluar reagimet me qetësi, si dhe për të ulur ose qëndruar në një vend.