Ciceroni Kulturor: Në Dibër mbahet festivali teatror, ndërsa në Krushevë dhe Cërnilishtë “Java e Pelagonisë”

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë  dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

DIBËR – Festivali teatror

Vendi: Qendra e Kulturës

24 shtator, ora 19.30

Teatri Shqiptar Kumanove – Shfaqja ‘FLUTURIMI MBI TEATRIN SHQIPTAR’

 25 shtator, në orën 20

Teatri i Tetovës me shfaqjen “ Armiku i popullit”

26 shtator, në orën 20. 00

Shfaqja “Arbri” – Teatri Oda – Prishtinë

27 shtator, në orën 20. 00

Teatri Shqiptar i Shkupit- ADN

28 shtator, në orën 20. 00

Fakulteti i Arteve Dramatike Shkup – Shfaqja “GISHTI”

29 shtator, në orën 20. 00

Teatri i Gostivarit – Komedia “Mos i Luaj Anglezët”

30 shtator, në orën 20. 00

“shitet një i vdekur ” Teatri i skenës së pavarur – Tiranë

KRUSHEVË

29-30.09.2023 do të mbahet Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Etnokultura e Pelagonisë” (Prilep, Krushevë e Dollnen), nga Shoqata “Etnolab”. Marrin pjesë rreth 30 studiues nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut.

CËRNILISHTË

30.09.2023, në orën 18.00 do të mbahet koncert nga Ansambli Shqiptar i Valleve dhe Këngëve në RMV. Mysafir special: Lindita Purellku (Kërçovë), Zaid Aliu (Manastir), Feta Gjoleka (Prilep) dhe Grupi folklorik “Rreth Oxhakut” (Veles).

SHKUP

Koncert autorial i dirigjentit, pianistit dhe kompozitorit Lodi Luka në kuadër të Kamer- Festit.

Muzeu i Luftës Maqedonase

28.O9. 2023, ora 19:30

TETOVË

28.09.2023 (të enjten)

“Maks Van der Shtul” ,

ekspozitë e pikturave si pjesë e projektit “Arti në Bibliotekë”,

do të mbahet në Galerinë e Arteve, me fillim në orën 19:00.