Chatbot “Google” – Bard është i disponueshëm nga sot edhe në Maqedoninë e Veriut

Chatbot i inteligjencës artificiale të Google, i quajtur Bard, u lançua sot në Evropë dhe tani është i disponueshëm për përdoruesit edhe në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Rivali i ChatGPT ka debutuar zyrtarisht sot në shtetet anëtare të BE-së, pasi Google adresoi shqetësimet e sigurisë së përdoruesve që çuan BE-në në bllokimin e në lansimit të tij.

Nga sot, Bard është në dispozicion në 40 gjuhë të reja, duke përfshirë serbisht, kroatisht, bullgarisht dhe sllovenisht, por ende nuk ka marrë versionin e vet në maqedonisht.

Një chatbot, si ChatGPT, është shembull i një inteligjence artificiale gjeneruese që mund t’u përgjigjet pyetjeve në një mënyrë të ngjashme me atë se si do të përgjigjet një njeri.

Zbulimi që rrethon aftësitë e chatbot-eve ka bërë që disa figura globale të teknologjisë të bëjnë thirrje për ndalimin e zhvillimit të tyre.

Google i ka shtuar Bard-it veçori të reja që tashmë po përdoren në mbarë botën, e ndër to është mundësia që chatbot-i të lexojë përgjigjet e tij me zë të lartë, por edhe të ofrojë përgjigje përmes imazheve.

Kompania mëmë e Google, “Alphabet”, prezantoi fillimisht chatbotin që mbështetet në të dhënat e Kërkimit të Google në shkurt, kur u lançua në SHBA dhe Britani të Madhe.

Nisja e Bard në BE u vonua pasi rregullatori kryesor i bllokut, Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, u përgjigj se kompania nuk kishte dhënë informacion të mjaftueshëm se si mjeti i saj gjenerues i inteligjencës artificiale mbron privatësinë e evropianëve për të justifikuar lançimin nga BE.