Bullgaria lejoi fluturim të aeroplanit shtetëror rus, Lavrov do të mund të ateroj në Shkup

Bullgaria e hapi hapësirën ajrore për fluturimin e ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, i cili duhet të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Organizatës së Sigurisëdhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup. Për këtë sot për agjencinë shtetërore ruse “TAS” e deklaroi ambasadorja ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, njofton Portalb.

“Ai mori përgjigje pozitive për notën tonë për aeroplanin e Lavrovit i cili fluturon përmes hapësirës ajrore bullgare”, tha ajo.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tashmë lejoi që aeroplani i ministrit rus të Punëve të Jashtme Lavrov të ateroj në Shkup që të marrë pjesë në Takimin ministor të OSBE-së.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se do të vijë në samitin e OSBE-së në Shkup nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore, duke shtuar se disa vende perëndimore kishin kërkuar të takoheshin me të.

“Bullgaria pretendohet se i ka premtuar Maqedonisë së Veriut se do të hapë hapësirën e saj ajrore. Nëse kjo ndodh, do të jemi në Shkup. Do ta shohim. Tashmë kemi disa kërkesa për takime, duke përfshirë edhe përfaqësuesit perëndimorë”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë.

Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.